Limaj dhe O’Connell diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Limaj dhe O’Connell diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e tanishme në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“E njoftova ambasadorin për angazhimet tona në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë.
Pala kosovare në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve”.

“Ambasadori O’Connell ofroi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon vendi!”, ka shkruar Limaj në Facebook rreth këtij takimi.