Zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj, ka  'rehatuar' si këshilltar të tij, biznesmenin Luan Maloku, i cili në njërin nga bizneset e tij e ka partner, djalin e kreut të Nisma-s," />

Limaj bënë këshilltar partnerin biznesor të djalit, kjo është pasuria e tij

Limaj bënë këshilltar partnerin biznesor të djalit, kjo është pasuria e tij

Zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj, ka  ‘rehatuar’ si këshilltar të tij, biznesmenin Luan Maloku, i cili në njërin nga bizneset e tij e ka partner, djalin e kreut të Nisma-s, Durim Limaj.

Durim Limaj dhe Luan Maloku, janë ortakë në biznesin ” Orange LD ” SH.P.K., shkruan Insajderi.

Se ai ishte bërë pjesë e kabinetit të zëvëndëskryeministrit Limaj, nuk ishte bërë publik deri tash, kur zyrtarët e lartë kanë deklaruar pasurinë.

Sipas deklarimit të pasurisë në AKK, të bërë nga vetë Maloku, ai posedon pasuri në total prej 832 mijë e 500 eurosh.

Maloku ka deklaruar se posedon dy shtëpi, njëra në vlerë prej 220 mijë euro, kurse tjetra 400 mijë euro.

Kliko këtu për të parë pasurinë e këshilltarit të Fatmir Limajt

Po ashtu në deklarimin e pasurisë, në pronësi të këshilltarit të Limajt, janë edhe 12 mijë euro tokë që ai i posedon.

Maloku ka deklaruar se kompania e tij dhe e Durim Limajt ” Orange LD ” SH.P.K., ka vlerë prej 70,000.00 eurosh (70 mijë eurosh).

Kurse, kompania tjetër e Luan Malokut, N.T.SH. “Door to Door”, e që thotë se është pronar i vetëm i saj, ka vlerë prej 80 mijë eurosh.

Maloku ka deklaruar se në njërën nga bankat vendore i posedon vetëm  928 euro para të gatshme.

Po ashtu këshilltari i Limajt në AKK, ka deklaruar se ka të ardhura nga kompania ” Orange LD ” SH.P.K., në shumë prej  18,089.00 (18 mijë e 89 euro). Kurse, sipas të njëjtit deklarim, si këshilltar në qeverinë e Kosovës, merr pagë mujore prej 541 eurosh.

Edhe djali i zëvenës kryeministrit, Fatmir Limaj, Durimi, ka deklaruar pasurinë e tij në AKK.

Durim Limaj është këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e që udhëhiqet nga ministri i Nismës Socialdemokrate, Bajram Hasani.

Durim Limaj, ka deklaruar se ka një banesë në pronësi të përbashkët e cila arrin vlerën e 45 mijë eurove dhe që sipas tij është blerë nga shitja e një veture dhe të ardhurat personale.

Poashtu Limaj ka deklaruar edhe një banesë në procedurë të blerjes e që sipas tij është ende duke u paguar dhe se ende nuk është pronar i saj.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe veturën e tij, lloji i së cilës nuk dihet por që arrin vlerën e 10 mijë eurove, e përbashkët me gruan.

Djali i zv/kryeministrit Limaj, Durim Limaj është aksionar edhe në shoqërinë komerciale saktësisht në ‘Orange LD SH.P.K, 50% të kapitalit themeltar) ku kapitali në euro arrin në 50 mijë.

Para të gatshme Limaj ka deklaruar se ka në një prej bankave në Prishtinë si dhe në dy banka në Amerikë.

Klikoni këtu për ta parë pasurinë e Durim Limaj

Në bankën ‘NLB’ Limaj ka 4 mijë e 219 euro kurse në  ‘Mission Federal Credit Union’ në San Diego, SHBA ka 1 mijë e 156 euro.

Gjithashtu ai ka deklaruar se bashkëshortja në të njëjtën bankë në SHBA ka 415 euro.

Të hyrat vjetore të Limajt janë kësisoj: Nga paga mujore në MTI ai merr 620 euro kurse nga aksionet në ‘Organde LD’ ai përfiton 1 mijë euro./Insajderi.com

 

 

 

 

Luan Maloku dhe Durim Limaj

Fatmir Limaj dhe Luan Maloku