I lihet vetura djalit të mitur, e shkel për vdekje biçiklistin

I lihet vetura djalit të mitur, e shkel për vdekje biçiklistin

Në fshatin Nabërgjan të Pejës dje buzë mbrëmjes ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Raportohet se vozitësi mashkull shqiptar i moshës së mitur me veturë nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull shqiptar i moshës së mitur.

Bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve biçiklisti ka vdekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.