Ligji i ri i komunikacionit më i kërkuari në Google nga kosovarët

22.09.2016 19:11

Me ligjin e ri gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit shkojnë deri në 900 euro.

Ligji i ri i komunikacionit më i kërkuari në Google nga kosovarët

Kosovarët nuk njihen si adhurues të leximeve të ligjeve që miratohet nga Kuvendi i Kosovës, por një ligj që i prek ata direkt në xhep, duket se ka ngritur kërshërinë.

Gjobat e reja për “Kundërvajtje në komunikacion” janë rritur në mënyrë enorme në raport me ato që janë aplikuar deri tash.

Me ligjin e ri gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit shkojnë deri në 900 euro.

E hyrja në fuqi e këtyre masave të dënimit në komunikacion, ka bërë që në makinën e kërkimit “Google” të jet fjalia më e kërkuara në territorin e Kosovës.

Sipas “Google Trends”, nga dhjetë fjalit më të kërkuara në shtatë ditët e fundit për territorin e Kosovës,  tri të parat janë për ligjin e ri të komunikacionit, duke shënuar rritje deri në 4,200%, raporton Insajderi.

kerkime

Nga 20 shtatori i këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka futur në fuqi ligjin e ri Nr. 05/L-088 për komunikacion duke sjellë rregulla të reja për Trafikun Rrugor në Republikën e Kosovës.

Me këtë ligj, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë dënohet për “Kundërvajtje” me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.

Ndërkaq për këmbësorët që kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve ku nuk është e lejuar, atëherë dënimi ka me qenë 20 euro./Insajderi.com

Teksti:Agan Kosumi