Ligji që garanton paga të njëjta për punë të njëjta pritet të miratohet tek në vitin 2018

Ligji që garanton paga të njëjta për punë të njëjta pritet të miratohet tek në vitin 2018

Pas vërejtjeve që i kishte bërë Zyra e Bashkimit Evropian dhe pas kërkesave që Projektligji për pagat të procedohet në Kuvend bashkë me projektligjet për ndryshimin e Ligjit për shërbimin civil dhe Ligjit për organizimin e administratës publike, ai pritet të procedohet nga Qeveria në Kuvend tek në vitin 2018. Që të tria këto Projektligje nuk janë pjesë e agjendës legjislative të Qeverisë për këtë vit, shkruan sot Koha Ditore.

Nivelizimi i pagave, ose ajo që njihet si pagë e njëjtë për punë të njëjtë vazhdon të mos zbatohet në Kosovë. Kjo ishte tentuar të rregullohej në fund të vitit 2016 dhe fillim të këtij viti, nga Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Projektligji për pagat, u pati miratuar në Qeveri më 30 dhjetor të vitit 2016 dhe u pati proceduar në Kuvend, por ende pa u diskutuar as në Kryesi të Kuvendit e as në komisione ishte tërhequr nga Qeveria. Tërheqja u pati bërë pas kërkesës së Bashkimit Evropian. Tani këshilltari për ekonomi i kryeministrit, Haki Shatri, ka thënë se ky ligj pritet të procedohet në fillim të vitit 2018.