Ligji për partitë politike s’është në agjendën legjislative

22.09.2016 08:27
Ligji për partitë politike s’është në agjendën legjislative

Ish-anëtarët e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Fadil Maloku, Blerim Burjani dhe Florian Dushi, kanë thënë se, përveç rolit në demokratizimin e brendshëm dhe në rritjen e transparencës, ligji për partitë politike do të kontribuonte edhe në eliminimin e të korruptuarve dhe atyre që kanë probleme me rendin ligjor.

Ata kanë thënë se Ligji për partitë politike është i domosdoshëm, pasi në mungesë të tij, partitë politike po vazhdojnë të jenë mbi shtetin, shkruan Epoka e Re.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se aktualisht nuk është në agjendë hartimi i këtij ligji.