Lidhja e Papa John Palit të II-të me një grua të martuar, zbulohet nga BBC

Lidhja e Papa John Palit të II-të me një grua të martuar, zbulohet nga BBC

Qindra letra dhe fotografi që tregojnë storien e Papa John Paulit të II-të të lidhjes së afërt me një grua të martuar, e cila zgjati më shumë se 30 vjet, janë zbuluar nga BBC-ja.

Letrat për filozofen amerikane me origjinë polake Anna-Teresa Tymieniecka janë mbajtur larg publikut në Bibliotekën Kombëtarë të Polonisë për vite, raporton BBC

Dokumentet konfirmojnë një veçori të paparë të papës, i cili kishte vdekur në vitin 2005. Nuk ka sugjerime që papa kishte thyer betimin e tij për beqari.

Miqësia kishte filluar në vitin 1973 kur Tymieniecka kishte kontaktuar Papën e ardhshëm, Kardinalin Karol Wojtyla, atëherë kryepeshkopin e Krakoës, lidhur me një libër filozofik që e kishte shkruar ai.

Atëherë 50-vjeçari kishte udhëtuar nga SHBA-të në Poloni për ta diskutuar punën.

Pak më vonë, çifti kishte filluar kontaktet reciproke. Fillimisht letrat e kardinalit ishin formale, por me rritjen e miqësisë së tyre, ata u bën më intimë, raporton Insajderi

Çifti kishte vendosur që të punojë në një version të zgjeruar të librit të kardinalit, ‘The Acting Person. Ata u takuan shumë herë- nganjëherë me prezencën e sekretares së tij, nganjëherë vetë.

Në vitin 1974, ai i shkroi se ishte duke i ri-lexuar katër letrat e Tymieniecka-s të cilat ishin shkruar për një muaj sepse ata ishin “shumë të kuptimta dhe thellë personale”.

Fotografitë të cilat nuk janë parë kurrë më herët në publik zbulojnë Karol Wojtylan shumë të relaksuar. Ai e kishte ftuar Tymieniecka që të i bashkëngjitej në shëtitjet e vendit dhe pushimet e skijimeve – ajo iu bashkëngjit në një udhëtim kampingu. Fotografitë tregojnë poashtu edhe vizitën e saj në Vatikan.

The Pope at the Vatican with Anna-Teresa Tymieniecka

“Këtu është njëri prej figurave të mëdha të jashtëzakonshme në jetën publike në shekullin e 20-të, kreu i Kishës Katolike, në një marrëdhënie të fortë me një grua atraktive”, thotë Eamon Duffy, Profesori i Historisë së Krishterimit në Universitetin e Cambridge-s./Insajderi.com

Anna-Teresa Tymieniecka and Cardinal Karol in 1977

Ms Tymieniecka and Pope John Paul II in the Vatican

Cardinal Karol with Anna-Teresa Tymieniecka