Lideri i IS-it besohet se ka ikur nga Mosuli

Lideri i IS-it besohet se ka ikur nga Mosuli

Lideri i grupit militant Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është larguar nga baza e tij në Mosul, thanë zyrtarë amerikanë dhe irakianë.

Baghdadi, i cili ka shpallur veten lider të të ashtuquajturit kalifat, pasi ka marrë kontrollin e Mosulit më 2014, po fshihet në shkretëtirë, thanë zyrtarët.

Sipas tyre, mungesa e al-Baghdadit në komunikimet e brendshme të Shtetit Islamik dhe tërheqja e tij nga postimet në Telegram, Twitter dhe media të tjera sociale, sugjerojnë se ai ka ikur.

Lajmi, megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, shkruan REL.

Ushtria irakiane, me mbështetjen e koalicionit që udhëheq ShBA-ja, ka rikthyer kontrollin e pjesës lindore të Mosulit në muajin janar, ndërsa po lufton edhe për anën perëndimore.