Libri i Sarkozy thyen rekordet e shitjes në Francë

Sarkozy në janar të këtij viti solli edhe librin “Franca përgjithmonë” që deri tani ka shitur mbi 200 mijë kopje.

Libri i Sarkozy thyen rekordet e shitjes në Francë

Libri “Gjithçka për Francën” me autor Nicolas Sarkozy, në vetëm tre ditë të lansimit ka shitur rreth 32 mijë kopje, duke u bërë kështu ndër librat më të shitur në Francë.

Politikani, në librin e tij të ri, tregon se e përkrahë sekularitetin e jetës në Francë dhe se është në favor të uljes së taksave, shkruan kultplus, transmeton Insajderi.

“Mendoj se mund ta kryesoj luftën në të cilën jemi tani, dhe ne jemi në një moment turbulent në Francë. Pesë vitet e ardhshme do të jenë më të rrezikshmet, por edhe me shumë shpresë” tregon politikani .

Sarkozy në janar të këtij viti solli edhe librin “Franca përgjithmonë” që deri tani ka shitur mbi 200 mijë kopje.

Sarkozy më 2 shkurt të vitit 2008 u martua në Paris me këngëtaren italo-franceze Carla Bruni. Kjo ishte hera e parë që një kryetar i Francës gjatë mandatit presidencial u martua. /Insajderi.com