Libri autobiografik i Mourinhos zbulon urrejten e madhe mes tij dhe Wenger-it

Libri i ri autobiografik i Jose Mourinhos ka zbuluar një deklaratë shumë të fortë të Mourinhos në drejtim të homologut të tij francez, Arsene Wenger.

Libri autobiografik i Mourinhos zbulon urrejten e madhe mes tij dhe Wenger-it

Në janar të 2014 Chelsea ishte gati për të shitur Juan Mata te Manchester United. Arsenalit që i duhej të përballej me Djajtë e Kuq, nuk i shkonte për shtat dicka e tillë dhe Arsene Wenger e akuzoi Mourinhon se kishte frikë.

Përgjigja e “Special One” u bë e famshme me portugezin që e etiketoi Wenger “një specialist të dështimeve’, por në një libër autbiografik të Mourinhos. të shklruar nga gazetari Rob Beasley, zbulohet një tjetër frazë e Mourinhos ndaj Wenger, shumë më e rëndë.

Sipas tij Mourinho ka thënë: Kur Wenger kritikon Chelsean dhe Manchester United për akordin mbi Matën.. epo një ditë do ta takoj Wenger jashtë fushave të lojës dhe do ti thyej turinjtë”.

Është kjo fraza që Besley pretendon se ka thënë Mourinho. Hakmarrjen gjithsesi “Special One” e mori pak më vonë në fushë, në 22 mars të 2014 Wenger luante ndeshjen e tij të 1000 si trajner dhe në atë takim Chelsea gjunjëzoi Arsenalin me rezultatin e turpshëm 6-0. Ishte në një farë mënyrë një grusht në fytyrë.

Historia gjithsesi nuk mbaroi aty, pasi ndeshja e 5 tetorit 2014 e fituar 2-0 nga blutë u bë e famshme për zënkën mes Mourinhos dhe Wenger që ishin gati të përdornin duart kundër njëri-tjetrit.

I njëti gazetar në librin e tij pjesë të të cilit janë publikuar nga Daily Mail pretendon se për atë episod Mourinho paska thënë, “Wenger kërkonte përjashtimin e një lojtari dhe po bënte presion ndaj arbitrit në zonën time teknike, kështu unë i thashë që të kthehej te zona e tij, më shtyu dhe unë e shtyva dhe i thashë: Bën kështu pasi e di që këtu nuk mund të reagoj, por një ditë, herët a vonë do të takohemi në rrugë”. /Insajderi.com