Librat që duhen lexuar në vitin 2017

30.12.2016 19:01
Librat që duhen lexuar në vitin 2017

Me plot bindjen mund të themi se 2016-a ka qenë një vit paksa i çmendur. Me ndryshime të vazhdueshme në panoramat politike, një seri ngjarjesh dramatike që kanë sjellë humbjen e shumë jetëve njerëzore, me paralajmërimet shqetësuese mbi ndryshimet klimatike, por edhe shumë e shumë probleme të tjera.

Dhe mënyra më e mirë për t’u shkëputur nga ky realitet i shëmtuar, është të humbasësh në faqet e një libri të bukur. Është bukur, është çlodhëse, e madje mund edhe të mësosh shumëçka rrugës.

Nëse doni të njihni më mirë njerëzit që ju rrethojnë, rekomandohet që gjatë 2017-s të lexoni “Quiet” (I qetë) nga Susan Cain. Nëse doni të njihni më mirë botën, libri i duhur është “Born a Crime” nga Trevor Noah, drejtues i “The Daily Show”.

Për të përmirësuar njohuritë ndihmojnë tituj si “The Establishment” nga Owen Jones, ose “Our Revolution” nga Bernie Sanders, ish-pretendent për garën presidenciale amerikane të 2016-s.

Por nëse doni të humbisni në histori, titujt që ju sugjerohen janë “The Underground Railroad” nga Colson Whitehead dhe “Love Wins” nga Debbie Cenziper dhe Jim Obergefell. I pari sjell jetët e skllevërve në plantacionet e pambukut në Gjeorgji, ndërsa i dyti betejën për të drejtat civile dhe legalizimin e martesave mes të njëjtit seks në SHBA.