“Liberalizimi i vizave, tani ose kurrë” – Ministrja e Integrimeve i bën presion BE-së

“Liberalizimi i vizave, tani ose kurrë” – Ministrja e Integrimeve i bën presion BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, mori sot pjesë në ekspozitën e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosovë.

Ekspozita u mbajt në Biblotekën Kombëtare të Kosovës “Pjeter Bogdani”, në të cilën u festua 60 vjetori i nënshkrimit të Traktait të Romës, njëkohësisht u prezantua 60 vjetori i Bashkimit Evropian, bën të ditur një njoftim nga MIE.

Në fjalimin e saj në këtë organizim, ministrja Ahmetaj, ndër të tjera, tha se “në këtë përvjetor, vërtetë dëshirojë që populli im së shpejti të jetë në gjendje të udhëtojë lirshëm nëpër Evropë dhe të mos jetë më i izoluar, sepse izolimi dhe muret nuk janë përgjigje ndaj kërcënimeve me të cilat po përballet civilizimi”.

“Koha është tani ose kurrë…BE-ja ka nevojë për Kosovën dhe Ballkanin sikurse Ballkani që ka nevojë për BE-në, për stabilitet më të mirë politik, prosperitet ekonomik dhe më shumë siguri për rajonin dhe tërë botën”, ka deklaruar Ahmetaj, shkruan Express.

“Shprehja e shqetësimit nuk është mesazhi qe ne e kërkojmë nga Brukseli; ne kemi nevojë për veprime dhe masa reale në mënyrë që Ballkani që po lëkundet, të ankorohet në BE”, është shprehur Ahmetaj. /Insajderi.com