Ndjekja e komenteve në Instagram do të jetë një eksperiencë më pak stresuese. Më 15 Gusht Instagram lançoi " />

Leximi i komenteve në Instagram më i lehtë me komentet e grupuara

Leximi i komenteve në Instagram më i lehtë me komentet e grupuara

Ndjekja e komenteve në Instagram do të jetë një eksperiencë më pak stresuese. Më 15 Gusht Instagram lançoi komentet e grupuara, një format i ri i cili e bën më të lehtë gjetjen e komenteve të para dhe replikave ndaj tyre.

Dizajni i ri i komenteve debutoi ditën e Marte. Falë përditësimit përdoruesit mund të klikojnë butonin reply ngjitur me çdo koment dhe përgjigja do të shfaqet ngjitur me komentin origjinal.

“Komentet e grupuara do të bëjnë të lehtë gjurmimin e bisedave dhe përgjigjen ndaj temave specifike,” shkruante Instagram në një postim në blog. (http://bit.ly/2vY60kW)

Përpara përditësimit klikimi i butonit reply thjeshtë etiketonte përdoruesin e komentit origjinal. Në të njëjtën kohë ndryshimi i ri sjell më afër mënyrën e komentimit të Facebook me atë të Instagram.

Por ekzistojnë diferenca sepse në Facebook mund të komentoni me një emoji, foto, video dhe GIF. Krahas përmirësimit të shërbimit në aspektin vizual dhe atë të ndërveprimit, Instagram ka bërë përpjekje për të adresuar spamin dhe komentet fyese.

Përditësimi i fundit i shtohet përpjekjeve të kompanisë për të reduktuar numrin e robotëve me profile të rreme të cilët komentojnë për të fituar ndjekës të rinj. A do të jenë komentet një vend më i mirë dhe miqësor për përdoruesit? Si mendoni ju? /