Lewandowski pritet të transferohet në Premierligë

Lewandowski pritet të transferohet në Premierligë

Manchester City po synon ta transferoj Robert Lewandowskin nga Bayern Munich.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po mendon që ta transferoj Robert Lewandowskin nga Bayern Munich gjatë janarit.

Thuhet se Guardiola ka dërguar disa sakutë për ta përcjell polakun në fitoren e Bayern Munichut ndaj Mainzit (4:0), përcjell Express.

Guardiola ka raporte të mira me Lewandowskin, me të cilin ka punuar te Bayern Munich. Sipas The Sun, Guardiola mund të përfitoj nga raportet e mira që ka me polakun.