“Lewandowski do ta përfundojë karrierën në Amerikë”

27.11.2017 18:30
“Lewandowski do ta përfundojë karrierën në Amerikë”

Sulmuesi polak pritet ta përfundojë karrierën jashtë Evropës.

Robert Lewandowski është sulmuesi kryesor i Bayern Munichut, por për të ka kohë që po interesohet Real Madridi.

Madje sipas Don Balon, Lewa ka pranuar ulje të pagës vetëm që t’i bashkohet kampionëve të Evropës.

Por gruaja e lojtarit, Anna Lewandowska ka thënë që ëndrra e tyre është që ai ta përfundojë karrierën në SHBA, përkatësisht në njërin prej klubeve të Los Anxhelosit.

“Mendoj se do të shkojmë edhe në SHBA. Ëndërrojmë për Los Anxhelosin. Atje duam ta zhvillojmë markën tonë”, ka thënë Anna për Business Insider.

“Shpresojmë që Roberti ta përfundojë karrierën në një klub të Los Anxhelosit. Tani për tani mund të themi se është vetëm një ëndërr e jona”, ka theksuar ajo.

Momentalisht i vetmi klub në Los Anxhelos është LA Galaxy, pjesë e të cilit kanë qenë edhe ikonat e futbollit anglez, David Beckham dhe Steven Gerrard.