Lewandowski refuzoi 40 milionë euro në vit nga Kina

Lewandowski refuzoi 40 milionë euro në vit nga Kina

Cezary Kucharski, agjenti i Robert Lewandowskit, ka rrëfyer se një skuadër kineze i pati ofruar sulmuesit të Bayern Munchen plot 40 milionë euro në vit, por polaku refuzoi.

Edhe pse nuk përmendi emrin e klubit, Kucharski pranoi për “SportoweFakty” se pati negociata që Lewa të luante në Superligën kineze.

“Më kontaktuan nga Kina dhe nëse lojtari do të pranonte, do të kishte një rrogë mbi 40 milionë euro në vit. Do të ishte më i paguar se Carlos Tevez. Kjo sepse Lewandowski është më i ri dhe më i mirë se Tevez”, tha agjenti i polakut.

Kucharski foli edhe për mundësitë e largimit të Lewandowskit nga Bayern Munchen: “Për momentin nuk është në shitje, por kurrë mos thuaj kurrë. Jeta ofron gjithmonë variante”.