Lewandowski nuk luan ndaj Realit

Lewandowski nuk luan ndaj Realit

Lajm i keq për Bayern-in! Pas mbrojtësit Mats Hummels, skuadra bavareze do të ketë edhe një tjetër mungesë në ndeshjen e sotme kundër Real Madrid-it. Ai është “bomberi” Robert Lewandowski, i cili është i dëmtuar në shpatull dhe nuk do t’ia dalë për të luajtur në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në Mynih (20:45).

Polaku mori një goditje gjatë ndeshjes së fundjavës me ish-ekipin e tij, Dortmund, dhe që atëherë nuk është stërvitur me ekipin.

Trajneri Carlo Ancelotti e paskësh pritur këtë, sepse në konferencën për shtyp e shprehu hapur shqetësimin e tij.

“Nëse do të ketë dhimbje, nuk do të luajë”, tha italiani. Më pas, gjithsesi, ai theksoi: “Mungesa e tij nuk do ta ndryshonte strategjinë dhe vetëbesimin tonë. Ne e dimë se sa i fortë është ai, por skuadra jonë mund të jetë e fortë edhe pa të. Nuk ka dyshime për këtë.”