Lëvizjet e çuditshme të drejtuesve të AKR-së: Pacolli në deti me Thaçin, Bahtiri në miting me Kurtin

Lëvizjet e çuditshme të drejtuesve të AKR-së: Pacolli në deti me Thaçin, Bahtiri në miting me Kurtin

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli dhe zëdhëndës presidenti i AKR-së, Agim Bahtiri janë duke bërë disa lëvizje të çuditshme politike.

Shefi i Bahtiri, Behgjet Pacolli gjatë kësaj vere kishte kaluar një verë të nxehtë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Ndërsa Bahtiri është duke mbajtur tubime me Lëvizjen Vetëvendosje, ku po bënë thirrje për rrëzimin e presidentit, Thaçi.

Së fundi, Agim Bahtiri i cili njëherit është edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, sot ka zhvilluar një miting me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të ftuar qytetarët që ta rrëzojnë nga pushteti mikun e Pacollit, presidentin Thaçi.

Në fjalimin e tij Bahtiri u shpreh se nuk është mësuar të thërras protestë, mirëpo tash është momenti i duhur.

“Nuk jam mësuar të thërrasë protestë, por kësaj radhe do të thërrasë fuqishëm. Është momenti i duhur, koha e duhur, e vetëm populli do t’ia kallëzojë vendin çdokujt. E do të jem me popullin, sepse ai është sovrani i këtij vendi”, ka thënë sot Bahtiri.

Ndërsa kujtojmë se gjatë kësaj vere ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kaluar një ditë pushimi në det me presidentin Thaçi. Ata kishin qëndruar në plazhin e Shëngjinit, shkruan “Zëri.info”.

Drekë e këndshme në Shëngjin me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin”, kishte shkruar Pacolli. /Insajderi.com