Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e Dardan Molliqajt

Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e Dardan Molliqajt

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e sekretarit, Dardan Molliqaj. Në një deklaratë ka thënë se Molliqaj është arrestuar nga regjimi në largim “për shkak të protestës së djeshme”.

“Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e gjerë shoqëror të rezistencës  që është ngritur kundër këtij regjimi”. Ka thënë VV.

“Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen të burgosur për shkak se kanë qenë në ballë të këtij fronti. Deri në lirimin e të gjithë aktivistëve dhe deri në ditën e largimit të këtij regjimi shtypës policor, në Kosovë nuk mund të ketë drejtësi dhe qetësi”.