Lëvizja në stilin e Lushtakut e Rugovës në institucionin kryesor të shtetit

Lëvizja në stilin e Lushtakut e Rugovës në institucionin kryesor të shtetit

Ish-deputeti Ukë Rugova, që është vëllai i deputetes Teuta Rugova, ka shfrytëzuar qëndrimin e tij në Kuvendin e Kosovës si mysafir në seancën konstituive, për të përçuar një mesazh përkrahës ndaj motrës së saj, e cila është nën presion për shkak të përkrahjes ndaj koalicionit PAN.

Ukë Rugova, që është i akuzuar për një vepër të rëndë kriminale, është parë në shoqërimin e disa deputetëve të PAN-it pas ndërprerjes së përkohshme të seancës konstituive.

Në fakt, Rugova është parë në disponim të mirë gjatë kohës me deputetët e partisë së dikur konsideronin si rival të fortë babain e tij, Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Ukë Rugova është ftuar në Kuvend si pjesëtar i familjes Rugova, por një gjë e tillë nuk e bën të domosdoshme të shoqërohet me deputetët e Kuvendit të Kosovës në hollin e ndërtesës.

Një lëvizje e tillë politike e Ukë Rugovës, mund të krahasohet me një ndërhyrje të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, në punën e Kuvendit.

Në vitin 2011, Lushtaku ishte kritikuar për shkak të prezencës së tij në hollin e Kuvendit të Kosovës, në kohën kur po bëhej zgjedhja e presidentit të Kosovës.

Edhe atë kohë Lustahku mbante pozitën e kryetarit të komunës, që nuk i garanton autorizim për të qenë në ambientet e Kuvendit. Por, Lushtaku konsiderohet si një nga figurat më të fuqishme të PDK-së, dhe prania e tij ishte parë si ndikim direkt tek deputetët./Insajderi.com