Lëvizja BESA nuk do të mbështesë kandidatin nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, propozim i cili u dorëzua më her�" />

Lëvizja BESA nuk mbështet kandidatin e BDI-së për kryetar të Kuvendit

Lëvizja BESA nuk mbështet kandidatin e BDI-së për kryetar të Kuvendit

Lëvizja BESA nuk do të mbështesë kandidatin nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, propozim i cili u dorëzua më herët në Kuvend nga LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, pasi që siç konsideron Lëvizja BESA, ky është një propozim i imponuar.

Deputet nga radhët e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, bëri të ditur se edhe BESA ka pasur propozim-kandidatin për kryetar të Kuvendit, mirëpo LSDM-ja ka zgjedhur të bashkëpunojë me BDI-në. Sipas tij, kandidati i propozuar për kryetar të Kuvendit ka një të kaluar me shkelje të shumta të ligjit dhe nuk do të kontribuojë në Qeverinë e re të palajmëruar reformuese.

“Nëse kështu fillojnë reformat, atëherë i bie se ne kemi perceptim të gabuar për termin reformë. Nëse me BDI-në fillon hallka e parë e reformave, atëherë ju falenderit por ne nuk mund të jemi pjesë e reformave të tilla”, u shpreh Gashi, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Sipas Gashit, shkaktar të kësaj krize të thellë politike është bashkëqeverisja e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, të cilat në dhjetë vitet e fundit, siç theksoi ai, lanë pas vetes procese të montuara politike, varfëri, shpërngulje, si dhe largim nga integrimi evropian i vendit.

“Ne mbetemi të përkushtuar për axhendën reformuese të vendit dhe për kursin euro-atlantik të Maqedonisë, për zbatimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, por në veçanti për zbatimin e platformës sonë ‘Ridefinimi’, duke besuar se ajo është axhenda e vetme që Maqedonia të bëhet një shtet i barabartë, demokratik, funksional dhe i zhvilluar”, deklaroi Gashi.

Më herët, deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, njoftoi se me nënshkrimin e 20 deputetëve tashmë është dorëzuar propozim për kryetar të ri të Kuvendit kandidat i BDI-së, Talat Xhaferi.

Në ndërkohë, debati për propozimet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendës kryetarit dhe anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve u ndërpren dhe do të vazhdojnë gjatë ditës së nesërme.

Konfirmimi i të cilëve është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive kuvendore, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por u ndërpre për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë. Konfirmimi i përbërjes së Komisionit është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive kuvendore, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por u ndërpre për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë.