“Letrat ekskluzive” të Milaim Zekës kundër Ramiz Lladrovcit ishin publikuar vitin e kaluar në Insajderi

“Letrat ekskluzive” të Milaim Zekës kundër Ramiz Lladrovcit ishin publikuar vitin e kaluar në Insajderi

Deputeti, ish-gazetar që dyshohet se së bashku me një biznesmen kosovar në Gjermani kanë mashtruar afro 1 mijë qytetarë duke u marrë para për vizat që nuk u janë bërë, ka riaktualizuar vetën në disa replika me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Deputeti i NISMA-s që shteti ia sekuestroi edhe banesat që dyshoi se i bleu në mënyrë të paligjshme, “kërcënoi me faktet” e tij prej gazetari kryetarin e Drenasit, se posedon tri letra të papublikuara ndonjëherë. Këto deklarata i tha gjatë intervistës në T7.

Por si shumë akuza e deklarata të deputetit Zeka edhe këto dekalrata se posedon fakte të pa publikuara ndonjëherë, edhe kjo është një gënjeshtër e tij.

Këto tri letra ishin publikuar në Insajderi në tetor të vitit të kaluar:

Lladrovci – Thaçit: Nuk po të spiunoj te shërbimet e huaja