Letonia shfaq respekt të madh për Kosovën në prag të miqësores

Letonia shfaq respekt të madh për Kosovën në prag të miqësores

Përzgjedhësi i Letonisë, Aleksandrs Starkovs, i vlerëson lart lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ai e vlerëson edhe miqësoren që Letonia e luan ndaj Kosovës më 13 nëntor nga ora 19:30 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.

Në një intervistë për gazetën, Starkovs ka treguar se si e ka impresionuar Bernard Berisha, kur kishte udhëtuar për të parë nga afër një ndeshje të kampionatit rus.

Kosova e Letonia përballen për herë të parë, ndërsa të dy përfaqësueset vijnë pas ciklit të pasuksesshëm eliminator për botërorin “Rusia 2018”. Kosova përfundoi e fundit në grup, ndërsa Letonia e parafundit, duke lënë pas vetëm Andorrën.

Kosova e Letonia mund të përballen mes vete edhe në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Janë pjesë e Ligës D të garës që nis vjeshtën e vitit të ardhshëm.