Dhëndërri i mbretit spanjoll Filipi VI, Inaki Urdangarin, doemos duhet të dorëzohet në policinë spanjolle dhe të vuajë dënimin me burg për aktvendimin e korrupsionit dhe " />

Lëshohet urdhër arrest për dhëndërrin e mbretit spanjoll

Lëshohet urdhër arrest për dhëndërrin e mbretit spanjoll

Dhëndërri i mbretit spanjoll Filipi VI, Inaki Urdangarin, doemos duhet të dorëzohet në policinë spanjolle dhe të vuajë dënimin me burg për aktvendimin e korrupsionit dhe evazionin fiskal, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Lartë e Spanjës dje konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë, pas së cilës gjykata në Palma lëshoi një urdhër për arrestimin e të dënuarit Urdangarin.

Urdangarin jeton në Zvicër, ndërsa sot gjykata i dha atij afat prej 5 ditësh për t’u dorëzuar tek autoritetet spanjolle.

Dënimi i shkallës së parë prej 6 vjet e tre muaj, Gjykata Supreme e uli në 5 vite e dhjetë muaj.

Është konfirmuar edhe dënim me para prej 265 mijë euro që gjykata ia shqiptoi gruas së Urdangarin-it, motra e mbretit spanjoll princesha Cristina.