Lëshohet linja e re e autobusëve

Lëshohet linja e re e autobusëve

Komuna e Prishtinës sot ka lëshuar linjën 3 të autobusëve për banorët e Prishtinës të cilët shfrytëzojnë këtë linjë për transport.

Përmes një komunikate për media nga komuna e Prishtinës thuhet se “nga sot, sipas kërkesave të qytetarëve të kësaj zone, nga ora 06:10 në mëngjes e deri në ora 22:00 në mbrëmje, autobusë të rinj të Trafikut Urban do të operojnë në linjën 3”.

Tutje thuhet se “Këta autobusë, përveç që shkojnë në Kodrën e Trimave, do të vazhdojnë deri në Bardhosh, dhe në secilin stacion të kësaj pjese do të jenë çdo 10 minuta”.

Në fillim të këtij viti Komuna e Prishtinës ka lëshuar edhe linjën 4 të autobusëve të rinj. /Insajderi.com