Lenjani: Vllasi është në gjendje stabile dhe s’ka nevojë të operohet  

13.03.2017 12:32
Lenjani: Vllasi është në gjendje stabile dhe s’ka nevojë të operohet   

 

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Bastri Lenjani ka bërë të ditur se gjendja e avokatit Azem Vllasi, i cili u plagos sot, është stabile dhe se është jashtë rrezikut për jetën dhe se nuk ka nevojë të operohet.

Lenjani ka thënë se shërbimet emergjente kanë marrë të gjitha masat për ta trajtuar rastin e plagosjes së Vllasit, ku ka treguar se ai është transferuar në një klinikë tjetër për trajtimin e rastit.

“Është lënduar në shpatull, ka vrimë hyrëse të plumbit, e jo dalëse. Për momentin në bazë të konsulencave mjekësore, nuk është e nevojshme që të bëhet ndërhyrje tek i plagosuri”, ka thënë Lenjani.

Lenjani ka bërë të ditur se Vllasi është transferuar nga Emergjenca në Klinikën për Traumatologji në QKUK

Avokati Azem Vllasi është plagosur sot në zyrën e tij në Prishtinë nga një person. Rasti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit./Insajderi.com