Lenjani tregon gjendjen shëndetësore të Zogajt

Lenjani tregon gjendjen shëndetësore të Zogajt

Shefi i Emergjencës Basri Lenjani, ka folur për gjendja e Sokol Zogajt i cili thotë se gjendje e tij është stabile.

Sipas tij pasi i janë bërë të gjitha analizat dhe është duke ju ofruar shërbimi emergjent.

“Ju bërë gjendje monitoruese, opservuse, diagnostiko, dhe pas ofrimit të kujdesit emergjent mjekësor në kohën e ekzaminimit laboratorike dhe radiologjike dhe pas ofrimit të kujdesit mjekësor emergjent pritet që i lënduar të transferohet në klinikën e neurologjisë për trajtim të më tutjeshëm”, ka thënë Lenjani për Insajderin.

Lenjani ka treguar për Insajderin se “Zogaj do të qëndroj në klinikën universitare të paktën 48 orë, për t’i ikur ndonjë komplikimi të mundshëm”.

Ai ka shtuar se janë duke pritur edhe disa analiza për të parë nëse ka ndonjë dëmtim serioz në tru.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj është është rrahur sot me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë. /Insajderi.com