Lëndohet sërish Mavraj

Lëndohet sërish Mavraj

Mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare Mërgim Mavrajn, nuk po e lënë të qetë lëndimet.

Pas rikthimit të shkëlqyer me tre ndeshje radhazi në formacionin e Kolnit, madje duke u paraqitur shumë mirë, Mërgim Mavraj është ndalur sërish nga një dëmtim.

Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz si ai i herës së fundit që e mbajti futbollistin e Kolnit jashtë për më shumë se tre muaj dhe ylli i kombëtares shqiptare nuk do të mungojë gjatë.

Gjatë ditës së sotme para ndeshjes me Monchengladbach-un, Mavraj ka pasur disa probleme dhe nuk mundi të aktivizohej për shkak të dhimbjeve. Kjo ka bërë që prania e tij në fushë në Gladbach të ishte e pamundur, por ai pritet të rikthehet shumë shpejtë

Kolni humbi ndaj 1-0 ndaj skuadrës së Granit Xhakës, teksa futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës u paraqit për 90’ minuta.