Lëndohet rëndë në vendin e punës

Lëndohet rëndë në vendin e punës

Rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendin e tyre të punës në Kosovë nuk janë të rralla. Një rast t illë ka ndodhur dhe në lagjen e re në Graçanicë në orët e mëngjesit.

“Një mashkull shqiptar gjersa ishte duke punuar në një firmë, ka pësuar lëndime  nga  një makinë pune. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe  është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.  Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe  Inspektorati i Punës dhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.