Lëndohet një person pas grabitjes së një bastoreje në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 08:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë është grabitur një bastore. Dy persona kanë hyrë në vend, kanë grabitur dhe kanë grushtuar një person në fytyrë, i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Lëndohet një person pas grabitjes së një bastoreje në Pejë

Policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar, i cili është i moshës 23 vjeçare me iniciale A.H, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arrati. Ky i fundit është i moshës 17 vjeçare.

“Ju informojmë se sot me datë 26.09.2016 rreth orës 08:30 në rr.’ Mbretëresha Teutë’- Pejë, përkatësishtë në bastoren ‘ Euro-Live ’ ka ndodhur një rast i veprës së ‘Grabitjes’”, tregon Policia e Kosovës, raporton Insajderi.

Policia më pas tregon se si ka ndodhur ngjarja, duke bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore.

“Për deri sa viktima G.M. ishte në bastore, aty kanë hyr dy persona dhe njeri  nga ata papritmas e ka goditur një herë me grusht në fytyrë dhe nga viktima ka grabitur 300-euro, ku më pas të dyshuarit  kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim te panjohur me veturën ‘ Pasat’ ngjyrë e kuqe. Viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në kumtesën e PK-së.

Si rezultat i punës intensive të hetuesve policor dhe aktiviteteve të njësiteve policore në ketë rast,janë identifikuar dy persona të dyshuar, shtetasit A.H.(1993) dhe H.H.(1997), njofton Policia.

 

Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon te hetohet në sektorin e hetimeve në Pejë, ndërsa të dyshuarit të arrestuar prokurori shtetit i ka caktuar masën e ndalimit policor. /Insajderi.com