Lëndohen dy ushtarë zviceranë në një aksident në Han të Elezit

Lëndohen dy ushtarë zviceranë në një aksident në Han të Elezit

Në afërsi të kufirit me Maqedoninë, në Komunën e Hanit të Elezit, janë lënduar dy ushtarë zviceranë dhe një qytetar kosovar që u përfshin në një aksident trafiku. Lajmin e ka konfirmuar baza e ushtrisë zvicerane në Kosovë.

Për aksidentin e ndodhur ka filluar një hetim, ka konfirmuar zëdhënësja e ushtrisë Daniela Cueni. “Kjo është normale në një rast të tillë, por ne jemi ende në fillim të hetimit”.

Dihet se dy anëtarë të ushtrisë zvicerane që ishin ulur në automjetin e KFOR-it janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor, njofton Insajderi.

Në makinën me të cilin pësoi aksident makina e ushtarëve zviceranë të KFOR-it, ndodheshin tre kosovarë. Siç njofton Ushtria e Zvicrës në Kosovë, vetëm njëri prej tyre është lënduar lehtë, dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. /Insajderi.com