Lëndohen 30 nxënës në aksident

Lëndohen 30 nxënës në aksident

Rreth 30 nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” nga Demir Hisari janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë.

Krahas nxënësve të cilët kanë marrë lëndime trupore, siç informuan nga MPB-ja për AIM, rëndë është lënduar edhe shoferi i autobusit Z.S (49) nga fshati Edinakovci, Demir Hisar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe furgonit me targa nga Manastiri, i drejtuar nga S.S (56) nga Krusheva.

Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes.