Lëndimi i Coquelin i jep Granitit mundësinë që të fitojë besimin e Wenger

25.09.2016 20:44
Lëndimi i Coquelin i jep Granitit mundësinë që të fitojë besimin e Wenger

Granit Xhaka nuk ishte i lumtur. Çdokush që e njeh mesfushorin e Arsenalit do të ju tregonte se ai nuk mund ta kuptonte pse u la jashtë 11-shës startuese të Arsenalit ndaj Chelseat. Për të, nuk ka asnjë shpjegim që e bën të ulet në bankë rezervë. Por ja tek ishte, për derbin e Premier Ligës në shtëpi ndaj Chelseat të shtunën, edhe një herë duke e parë ndeshjen nga stoli.

Xhaka ka filluar vetëm tre prej tetë ndeshjeve të Arsenalit këtë sezon – një prej tyre ishte fitorja në EFL Cup ndaj Nottingham Forest të martën e kaluar – dhe kjo është shumë lehtë e kuptueshme se ai nuk e parashihte një situatë të tillë, kur ra dakord që t’i bashkohej Arsenalit nga Borussia Monchengladbach për 35 milionë funte.

Në ndeshjet më të mëdha të Arsenalit deri më tani – Liverpool (në shtëpi), Paris Saint-Germain (në udhëtim) dhe tani kundër Chelseat – Arsène Wenger ka preferuar francezin Francis Coquelin përpara tij.

Xhaka, gjithsesi, do të inkuadrohej në lojë, në atë ndeshje të lavdishme të Arsenalit ndaj Chelseat. Kur Coquelin mbeti i shtrirë në tokë pas një ndërhyrje ndaj tij të N’Golo Kantes në minutën e 28-të, ai ndjeu dhimbje në gjurin e tij të djathtë. Coquelin u përpoq që të vazhdoi përkundër lëndimit, por, kur ai u ul përsëri në fushë- me sytë mbyllur, e me kokën drejtuar nga qielli – ishte koha që Wenger të thërriste Xhakën.

Nj ulërimë e madhe u krijua nga tifozët vendas kur në fushë u inkuadrua futbollisti kosovar, dhe në një ndeshje të mbushur me momente të rëndësishme, ky ishte një prej tyre.

Se Wenger ka qenë në gjendje të përdor Xhakën kryesisht si rezervist, i ka dërguar një mesazh të fuqishëm. Ky veprim u ka bërë të ditur lojtarëve të tij, se jo vetëm Xhaka, por askush nuk mund të ketë të garantuar një vend si startues, pavarësisht mënyrës se si ka ardhur në klub. Kjo është një shenjë që asnjë futbollist nuk është më i rëndësishëm se kolektivi.

Për më tepër, kjo i ka dhënë substancë të pohimit Wengerit, se ai tani mburret me skuadrën e tij më të kompletuar dhe më të pjekur prej disa vitesh, e që, ai shpreson, se do të sfidojë për titullin. Duke konsideruar disa nga lojtarët e tjerë që nuk ishin pjesë e formacionit kundër Chelseat: Gabriel Paulista, Alex Oxlade-Chamberlain, Olivier Giroud dhe nënshkrimi i verës, Lucas Pérez. Wenger gjithashtu ka Per Mertesacker, Aaron Ramsey dhe Danny Welbeck që pritet të kthehen nga lëndimi.

Xhaka luajti mirë, kur ai u fut në lojë, duke fituar duartrokitje për një ndërhyrje të fuqishme në Diego Costan dhe disa pasime në thellësi të mesit të fushës. Sa herë që kosovari prekte topin në afërsi prej 35 metrash nga porta, dëgjohej teksa turme i kërkonte atij të gjuante. Ai e provoi goditjen në minutën e 77, por, nga një pozicion i vështirë, duke e dërguar topin shumë lart portës.

Xhaka mbush 24 vjeç të martën dhe ai do të jetë në qendër të vëmendjes të mërkurën, kur Arsenali do të luajë ndaj Baselit në shtëpi në Ligën e Kampionëve – klubi ku ai e filloi karrierën, në të cilin vëllai i tij ,Taulanti, luan ende. Ky do të jetë takimi i dytë i Xhakës ndaj vëëllait të tij, pas përballjes në fazën e grupeve të “Euro 2016”, kur dy vllezërit shqiptarë ishin të ndarë në kombëtaret e Zvicrës e Shqipërisë.

Asnjëri nga vëllezërit nuk e dëshironte përplasjen e Champions League, me Taulantin që e përshkroi atë si “të panevojshme”.

“Është gjithmonë një stres i madh për familjen tonë – mediat dhe miqtë, sepse flasin vetëm për këtë temë. Por ndoshta është më e lehtë të përballemi në një lojë të Ligës së Kampionëve se sa me ekipet kombëtare; pasi kjo është vetëm për klubet, dhe jo për vendet tona dhe gjakun tonë”, tha Taulant Xhaka, javë më parë.

Ndërkaq, lëndimi serioz i Coquelinit do të thotë se Xhaka është në mundësi të mirë të fillojë ndeshjen ndaj Baselit dhe do të jetë partneri i Cazorlas në mesfushë. /Insajderi.com