Lekaj thotë se ndarja e posteve ministrore nuk do ta pengojë krijimin e institucioneve

Lekaj thotë se ndarja e posteve ministrore nuk do ta pengojë krijimin e institucioneve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se ndarja e dikastereve qeveritare është në fazën përmbyllëse.

Ai ka thënë se konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë do të ndodhin në ditët në vijim.

“Qeveria do të konstituohet menjëherë pasi të bëhet konstituimi i plotë i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto zhvillime presim të ndodhin në ditët në vijim ,bazuar edhe në atë çka ka deklaruar kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj”, ka deklaruar Lekaj për Lajmi.net

Kurse, i pyetur për çështjen e ndarjes së dikastereve qeveritare ndërmjet partnerë politikë, Lekaj ka thënë se kjo çështje tani është në fazën përmbyllëse.

“Sa i përket ndarjes së resorëve të ekzekutivit, ato tashmë janë vetëm në fazën përmbyllëse dhe nuk besojë që do të ketë diçka që do ta pengojë këtë proces”, ka shtuar ai.