Lekaj: Të shpallen zgjedhjet e të shpëtohet Kosova

Lekaj: Të shpallen zgjedhjet e të shpëtohet Kosova

Kryetari i grupit parlamentarë të AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar që  vendi të shkoj urgjentisht në zgjedhje pas shtyrjes së mbledhjes së kryesisë për mungesë kuorumi.

“Qeveria e cila thotë se në Kuvend i ka mbi 80 numra, nuk ka kuorum për asgjë. Nuk ka numra për marrëveshje e për ligje të rëndësishme për Kosovën. Pra është e braktisur nga të gjithë e edhe nga vetë vetja”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se “sot me mos mbajtjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit është tregues se vendi është në bllokadën me të keqe që nga pas lufta”, raporton Insajderi.

Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është e paaftë dhe pa vizion të procedojë me projektligje Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria është e paaftë të procedojë dhe të furnizojë me projektligje Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë vizion se si të ecet përpara, ka mbetur në vendnumëro dhe është e interesuar vetëm që të ruaj pushtetin e saj me çdo çmim”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka thënë se kjo qeverisje e ka lënë vendin pa liberalizim, pa punë dhe pa krijimin e ushtrisë.

“Nën qeverisjen e këtij koalicioni mund të flasim vetëm për rritjen e papunësisë, mos krijimin e Ushtrisë, mbetjen pa liberalizim, dështimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e të tjera mos zhvillime, prandaj të shpallën zgjedhjet e të shpëtohet Kosova”, ka përfunduar Lekaj. /Insajderi.com