Lekaj reagon ndaj paralajmërimeve të OJQ-së serbe kundër Haradinajt

Lekaj reagon ndaj paralajmërimeve të OJQ-së serbe kundër Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi, nënkupton destabilizim të Kosovës dhe Ballkanit, duke shtuar se “kjo nuk është në favor të asnjë komuniteti”.

Ai ka thënë se zërat serbë për ngritjen e kallëzimit penal kundër Daut Haradinajt “nuk janë asgjë më shumë se tendencë e dikujt për t’i kthyer në pikën zero të arriturat në procesin e integrimit të komunitetit në Kosovë”

Lekaj ka thënë se paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Kosovë, por ka thënë se ai reagim ka qenë vetëm një paralajmërim se dikush po tenton të nxit diçka jo të mirë në Kosovë përmes rastit të ish-kryeministrit, kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ditë më parë, një OJQ serbe në Kosovë ka thënë se do të ngrejë një padi kundër deputetit Daut Haradinaj për kërcënimin e tij të bërë kohë më parë, se serbët mund të dëboheshin nga Kosova, nëse vëllai i tij, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ekstradohet në Beograd.

E për këtë, Lekaj ka thënë se “intrigat e tipit të ‘kallëzimit penal’ siç paskan paralajmëruar disa ‘përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti’ kundër deputetit, Daut Haradinaj nuk janë asgjë më shumë se tendencë e dikujt për t’i rikthyer në pikën zero të arriturat në procesin e integrimit të këtij komuniteti në Kosovë’, ka shkruar Lekaj, shkruan gazetaexpress.

“Ekstradimi ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi, nënkupton destabilizim të Kosovës e Ballkanit – Kjo nuk është në favor të asnjë komuniteti. Paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. Ai reagim ka qenë vetëm një paralajmërim se dikush po tenton me nxit diçka jo të mirë në Kosovë, përmes rastit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë”, ka thwnw ai.

“Qytetarët serb të Kosovës nuk duhet të lejojnë të bijën pre e lojërave të Serbisë, e të përdoren për qëllime të Beogradit zyrtarë.  Askush me shumë se Ramushi nuk është angazhuar që të integrohen komunitetet në jetën institucionale të Kosovës”./Insajderi.com