Lekaj reagon ndaj akuzave të kryeministrit Mustafa

Lekaj reagon ndaj akuzave të kryeministrit Mustafa

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, pasi kreu i ekzekutivit e akuzoi atë se flet si rrugaç.

“Isa Mustafa, me gjuhën e tij, se vetëm ajo i ka mbetë, po shihet që s’është i fuqishëm për të bërë asgjë për Kosovën, të vetmen “armë” e ka Facebook-un personal që e ka kthyer në portal zyrtarë të kryeministrisë prej ku ofendon kë do që ia thotë të vërtetën, s’ka si të jetë më keq e me rëndë për Kosovën”, ka shkruar Lekaj.

Lekaj ka thënë se kryeministri Mustafa është fajtor për siç e ka quajtur ai, izolimin e vendit nga mos liberalizimi i vizave.

“Isa Mustafa, që është kthyer në një dry të izolimit të vendit, i dhëmb fortë kur ia kritikon qasjen ndaj “shokëve” të tij andej kufirit”, thuhet më tej në shkrimin e Lekajt. /Insajderi.com