Lekaj: ‘Pengu politik’ i Haradinajt lidhet direkt me Demarkacionin

02.03.2017 09:50
Lekaj: ‘Pengu politik’ i Haradinajt lidhet direkt me Demarkacionin

Paralajmërimin e djeshëm të kryeministrit Isa Mustafa se shumë shpejt do të riprocedohet në Kuvend marrëveshja për Demarkacionin, AAK-ja këtë e lidhë me shtyrjen e vendimit të gjykatës franceze për lirimin e liderit të saj, Ramush Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se shtyrja e vendimin është ‘peng politik’ i Haradinajt.

“Vetë riprocedimi i demarkacionit në Kuvend ka një domethënie në mbajtjen e Haradinajt”, ka thënë Lekaj.

“Ne e konsiderojmë si peng politik dhe kjo ka të bëjë me Demarkacionin dhe Asociacionin. Prandaj edhe kjo shtyrje nuk ka më kuptim përveçqë po e mban peng politik Harardinajn”, ka thënë Lekaj për Insajderi.

Ai ka thënë se prezenca e Haradinajt në Kosovë i pengon Qeverisë në realizimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

Lekaj u ka bërë ftesë të gjithë deputetëve që të mos e ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

“Nga sot ju bëj ftesë të gjithë deputetëve, pa dallime, që të mos e ratifikojnë Demarkacionin”, ka shtuar Lekaj./Insajderi.com