Lekaj: Nëna Terezë, testament i çmueshëm për njerëzimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, po merr pjesë në koncertin për hir të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan.

Lekaj: Nëna Terezë, testament i çmueshëm për njerëzimin

Lekaj, përmes Facebookut, ka dhënë vlerësimin e tij për këtë ngjarje dhe për Nënë Terezën.

“Veprat dhe porositë e Nënë Terezës – testament i çmueshëm për mbarë njerëzimin. Shpallja e shenjtë e humanistes shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për Paqe, është një ngjarje e madhe për popullin shqiptar dhe për mbarë botën, e cila pa dallim race, gjinie e feje, e ka përjetuar dorën e ndihmës së saj në vendet e varfra.”

“Veprat humane të Nënë Terezës i kanë treguar botës së ne si popull jo shumë i madh në numër, bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç edhe e ka thënë edhe vetë e ajo”, ka thënë Lekaj. /Insajderi.com