Lekaj-Mikullovcit: Keni thirr seancën pa u konsultuar me partitë politike

09.08.2017 10:44
Lekaj-Mikullovcit: Keni thirr seancën pa u konsultuar me partitë politike

Pal Lekaj nga koalicioni PAN, ka kritikuar kryesuesin e seancës, Adem Mikullovci duke thënë se ai ka thirr seancën pa u konsultuar me partitë politike.

“Mendoj se është e padrejtë që subjektet politike ta pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit. Ajo e drejtë i takon PAN’it dhe askujt tjetër”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa Mikullovci është ka kundërshtuar Lekaj duke i thënë se“nuk është e vërtetë kjo që po thua, jemi takuar sepse ju keni kërkuar, sepse juve ju takon me dhënë kandidatin”, ka thënë Mikullovci.

“Po është e vërtetë por ne nuk jemi pajtuar, kemi thënë jo pa konsulta me neve”, ka thënë Lekaj.