Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn

Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn

 

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, ai ka thënë se Haradinaj do të marrë vota edhe nga partitë e tjera përveç atyre të koalicionit PAN.

“Ka deputetë të subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në, që dot a votojnë Haradinajn,” ka thënë Lekaj.

Ai ka njoftuar se ka arritur që të fitojë votat për t’u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme.