Leicester shkruan historinë, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve [video]

Leicester shkruan historinë, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve [video]

Skuadra kampione e Anglisë, Leicester City ka shkruar edhe një herë historinë e klubit, duke kaluar për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Sevillën me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Leicester ka mposhtur 2 me 0 Sevillën në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales duke siguruar çerekfinalen.

Qendërmbrojtësi Wes Morgan shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 27-të. Pas tij gol shënoi edhe Marc Albrighton në minutën e 54-të për të çuar tutje ekipin e Leicesterit.

Sevilla mbeti me një futbollist më pak nga minuta e 74-të pas përjashtimit të Samir Nasrit, por rasti më i mirë për spanjollët erdhi teksa ishin me një futbollist më pak. Megjithatë, Steven N’Zonzi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 80-të duke mos dërguar ndeshjen në vazhdime. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5et555_all-goals-highlights-leicester-city-2-0-sevilla-14-03-2017-%E1%B4%B4%E1%B4%B0_sport