Lehtësohen procedurat e vizave pë të fejuarit me shtetas të ShBA-ve

28.08.2017 15:26
Lehtësohen procedurat e vizave pë të fejuarit me shtetas të ShBA-ve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë pranon aplikimet për vizat e fejesës k1 për banorët e Kosovës që nga muaji gusht. Këtë njoftim e ka lëshuar sot Ambasada amerikane në Prishtinë, duke i njoftuar të gjithë kosovarët se procedura për të aplikuar për vizë për bashkëjetesë me shtetas amerikanë, është lehtësuar.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t’ju njoftojë, se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet për viza fejese K1 për banorët e Kosovës. Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/ën që është qytetar/e i SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni”, thuhet në njoftim.

Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, siç thuhet, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.

Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së.

“Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbërritjes.  Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t’i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2”, thuhet më tej në njoftim.

“Qytetari i fejuar i SHBA-së, fillon procesin duke dërguar peticionin pranë USCIS. Posa ky peticion të aprovohet, rasti i dërgohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për procedim. Sektori Konsullor do t’i kontaktojë individët me peticionin I-129 të aprovuar përmes email-it dhe do t’ua caktoj datën e terminit dhe udhëzimet e mëtejme të aplikimit”.

“Të gjithë aplikantët do të kenë një intervistë me zyrtarin konsullor në mënyrë që të demonstrojnë kualifikimet e tyre për vizë. Në shumicën e rasteve, vizat e aprovuara mund të merren në Ambasadë, brenda dy ditëve pune, pas intervistës”, thuhet më tej në njoftim e Ambasadës amerikane.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, siç potencohet më tej, punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndjekni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në:  [email protected]

PIKAT E RËNDËSISHME

“· Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ dhe armët janë të ndauara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.

  • I/E fejuari/a qytetar i SHBA-së që ka bërë peticionin mund ta shoqërojë të fejuaren/in aplikues të vizës K1 në intervistë nëse dëshirojnë, edhe pse nuk kërkohet prezenca e tyre.