Legjenda e futbollit anglez: Golat e Shaqirit vijnë me shije

25.11.2017 19:51
Legjenda e futbollit anglez: Golat e Shaqirit vijnë me shije

Xherdan Shaqiri ka shënuar super gol për Stoke Cityn përballë Crystal Palacet.

Mesfushori i Zvicrës, realizoi gol të bukur, në humbjen që Stoke City e pësoi në udhëtim me rezultatin 2:1, shkruan Insajderi.

Shaqiri shënoi pas një vrapimi nga gjysma e fushës, duke kaluar disa kundërshtarë, para se të barazonte për Stoke Cityn.

Pas golit ka reaguar legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, i cili ka lavdëruar kosovarin për golat e tij.

“Kur ai shënon gol, golat e tij gjithmonë janë me shije. Kjo që sapo shënoi ndaj Crystal Palace nuk është përjashtim”, shkroi Lineker në ‘Twitter’. /Insajderi