Trezeguet i bindur se Shqipëria do të mposhtet nga Franca

Trezeguet i bindur se Shqipëria do të mposhtet nga Franca

David Trezeguet, një nga sulmuesit më të njohur në historinë e Francës, ka bërë për UEFA-n parashikimin e tij për ndeshjet e sotme në Euro 2016, mes të cilave edhe atë të vendasve me Shqipërinë.

Sipas Trezeguet, të dy takimet e pasdites do të mbyllen në barazim, ndërsa sfida e darkës, mes Francës dhe Shqipërisë, do të dhurojë një tjetër sukses për “gjelat”.

Për më tepër, ai ka parashikuar që dueli do të mbyllet me fitoren e pastër 3-0 të ekipit francez.

trez

Trezeguet ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 me Francën, ndërsa i dhuroi asaj Euro 2000 falë “golit të artë” në finalen ndaj Italisë. Por ai i ka humbur “gjelave” Botërorin 2006, duke dështuar nga pika e bardhë e penalltisë përballë Bufon në finalen ndaj Italisë.

Shqipëria dhe Franca do të takohen sot në stadiumin “Veledrom” të Marsejës, me fillim nga ora 21:00. /Insajderi.com