Wright thotë se nëse do kishte lindur sërish, do dëshironte të ishte shqiptar

Wright thotë se nëse do kishte lindur sërish, do dëshironte të ishte shqiptar

Ian Wright, legjenda e klubit anglez të futbollit, Arsenalit nga Londra, ka thënë se do të donte të lindte në Shqipëri nëse “do duhej të lindte në një shtet tjetër, përveç Anglisë”.

Wright, i cili ka luajtur për Arsenalin nga viti 1991 deri në vitin 1998, ka miq shqiptarë në Londër. Disa kohë më parë ai kishte pozuar me një plis në kokë.

Por, të premten Wright ka postuar një video teksa po qëndronte me miqtë e tij në një pub në Londër. I pyetur nga komentuesit se “a janë miqtë e tu shqiptarë?”, ish-sulmuesi i Arsenalit i është përgjigjur me “po”.

Wright ka thënë se nëse do të kishte lindur në një shtet tjetër, do dëshironte që ky shtet të ishte Shqipëria.

“Po [ata janë shqiptarë v.j]. Nëse do të kisha lindur në ndonjë vend tjetër, do të ishte Shqipëria”, ka thënë Wright.

Wright, i cili tani punon si analist i Premier Ligës angleze në një kompani televizive në Angli, numëron 128 gola në fanellën e Arsenalit. /Insajderi.com

View this post on Instagram

I love my friends ❤️❤️❤️

A post shared by Ian Wright (@wrightyofficial) on