LeBron James kalon O’Nealin

LeBron James kalon O’Nealin

Vazhdon ngjitja e LeBron Jamesit në ranglistën e top koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së.

James kaloi Shaquille O’Neal në vendin e shtatë të listës së top koshashënuesve pasi realizoi 26 pikë në humbjen e Cleveland Cavaliers kundër Chicago Bulls.

James tashmë ka shënuar 28,599 pikë, duke e kaluar Shaquille O’Nealin, i cili ka 3 pikë më pak.

Ai në këtë mënyrë është ngjitur në pozitën e shtatë të listës së lojtarëve me më së shumti pikë në NBA.