Lë makinën ndezur dhe futet në dyqan, por nuk e gjen më

Lë makinën ndezur dhe futet në dyqan, por nuk e gjen më

Një 56-vjeçar ka rënë pre e vjedhjes së automjetit të tij, teksa kishte hyrë në një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në Durrës, ku 56 vjeçari me iniciale Sh.Ç. mësohet se kishte lënë për një moment makinën ndezur dhe kishte hyrë në një dyqan.

Por ai si duket kurrë nuk e kishte menduar se në atë moment, një person ende i paidentifikuar ka përfituar nga rasti dhe ka hyrë në makinë duke e vjedhur.

Hajduti së bashkë me makinën tip “Alfa Romeo” është arratisur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Shoferi ka njoftuar policinë, e cila ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.