LDK zotohet se nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar

LDK zotohet se nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka komentuar vendimin e sotëm të Aleancës Kosova e Re e cila autorizoi Behgjet Pacollin të gjejë zgjidhje edhe jashtë LDK-së. Ai foli për të parin e PDK-së, Kadri Veseli.

 

Haziri nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka treguar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Thotë se LDK nuk voton ata që projektuan rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga lideri i kësaj partie Isa Mustafa.

“LDK nuk ka asnji obligim me e votue kandidatin që e ka projektue rrëzimin e qeverisë së LDK. Përkundrazi, ne e kemi rrëzue nga kandidatura për kryeministër të PDK dhe tash po ashtu kemi me largue nga zyrat e Kuvendit. Ata që i kërkojnë dy karrika, përfundojnë në mes (askund)”, ka thënë Haziri.