LDK: Vetëvendosje është subjekt kriminal

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Lëvizja Vetëvendosje “ka tejkaluar çdo cak të sjelljes demokratike” dhe si e tillë paraqet rrezik evident “për jetën e qytetarëve, për shtetin dhe proceset demokratike.”

LDK: Vetëvendosje është subjekt kriminal

Reagimi i partisë së Isa Mustafës vjen pasi që Policia e Kosovës njoftoi se Vetëvendosje ka planifikuar kryerjen e një akti terrorist në protestën e së enjten kundër demarkacionit.

“LDK konsideron se zbulimi i këtyre mjeteve në ambientet në shfrytëzim të VV-së, në prag të protestës së djeshme, është dëshmi e skenarëve kriminalë, potencialit destruktiv dhe synimeve të këtij subjekti për zhytjen e Kosovës në gjakderdhje, kaos, krim dhe anarki”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mos i bashkohen asnjë aktiviteti “të këtij subjekti kriminal”.  Lëvizja Vetëvendosje është parti neokomuniste dhe simbol i së keqes në Kosovë, thuhet tutje në komunikatë.

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së nuk kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit edhe në seancën e fundit ku pritej të votohet marrëveshja e demarkacionit./Insajderi.com